Ndërlidhjet

Betohet tetë kadetët e ri të FSK-së


Kosovo Security Forces (KSF), eight new cadets giving oath, 13Sept2013
Kosovo Security Forces (KSF), eight new cadets giving oath, 13Sept2013
Kanë dhënë sot betimin tetë kadetët e rinj, nga 700 kandidatë sa ishin në garë për të filluar vitin e ri akademik në Qendrën e Studimeve Universitatë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneratës 2017, i uroi shkollim të mbarë ministri Agim Çeku, ndërsa tha se ata po marrin obligime të mëdha mbi super e tyre, pasi detyra e tyre do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

“Kërkojë nga ju, që mos të na zhgënjeni as neve, as komandantët tuaj, as familjet tuaja, dhe ne jemi të bindur se i kemi zgjedhur më të mirët, sepse më të mirët mund me qenë këtu dhe veç më të mirët mund me qenë oficerë të FSK-së”, tha ministri i FSK-së.

Qendra për Studime Universitare e FSK-së, është themeluar në vitin 2005, si Institucion Edukativo Arsimor.

Në këtë qendër deri më tani kanë kaluar nëntë gjenerata, prej të cilave pesë gjenerata kanë diplomuar dhe po veprojnë në kuadër të njësive të FSK-së, ndërsa, katër gjenerata po shkollohen momentalisht.

Ministri Çeku, ua ka rikujtuar kadetëve të rinj, detyrat, që duhet t’i kryejnë në të ardhme.

"Që nga sot, ju përveç se jeni qytetarë, jeni në radhë të parë ushtarë dhe në çdo situatë, në çdo rrethanë duhet ta dini se kush jeni dhe si duhet të veproni, prandaj jeni ndryshe nga moshatarët tuaj, ju keni përzgjedh një profesion të vështirë i cili kërkon vetëmohim, përkushtim dhe guxim, por mbi të gjitha është një profesion shumë fisnik, ku nuk ka gjë më të mirë, se sa shërbimi për vendin dhe popullin tënd. Ju e kishit këtë fat, andaj mos harroni se në asnjë moment nuk duhet të dështoni, përkundrazi duhet të jeni shembull çdo kund; në kazermë, në universitet, në rrugë,” porositi ai.

Shtatë nga kadetët e rinj janë meshkuj, ndërsa vetëm njëra është femër.
XS
SM
MD
LG