Ndërlidhjet

Dënohen katër policë brazilian me nga 30 vjet burg


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë në Brazil ka shpallur fajtor katër policë brazilian për vrasjen e një 11 vjeçari në një lagje të varfër të Rio de Zhaneiros.

Gjykata e shtetit Rio de Zhaneiro njoftoi të premten përmes portalit të saj zyrtar se katër policët ishin të përfshirë në një operacion bastisjeje në lagjen Danon në qershor të vitit 2011, kur vranë Juan Morales.

Vogëlushi kishte dal nga shtëpia për të kërkuar të ëmen kur është goditur për vdekje nga breshëria e plumbave të policëve.

Vdekja e tij nuk ishte lajmëruar, kurse trupi i viktimës ishte gjetur tek pas tri ditësh.
Njëri nga oficerët policor u dënuar me 66 vjet burg, kurse tre të tjerë u dënuan me burg nga 33 në 36 vjet.

Por sipas ligjit në Brazil, asnjë njeri nuk mund të shërbejë më shumë se 30 vjet në burg.
XS
SM
MD
LG