Ndërlidhjet

Irani thirr perëndimin t’ia heq sanksionet


Bishkek - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin (M), takon për herë të parë presidentin e ri të Iranit Hassan Rouhani, 13Shtator2013

Bishkek - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin (M), takon për herë të parë presidentin e ri të Iranit Hassan Rouhani, 13Shtator2013

Perëndimi duhet t’ia heq sanksionet Iranit, të cilët i janë vënë si pjesë e problemeve rreth programit të saj bërthamor, i tha të premten presidenti iranian Hassan Rouhani homologut të tij rus Vlladimir Putin.

“Nuk ka asnjë arsye për sanksione të motivuara politikisht”, citohet nga agjencia ruse e lajmeve Interfax presidenti iranian të ketë thënë gjatë takimit të parë njohës me homologun rus, që u zhvillua në Kirgistan.

Sipas kreut të porsazgjedhur të shtetit islamik, programi bërthamor iranian ka qëllime paqësore.

Sanksionet kundër Iranit janë ngritur dhe forcuar me kalimin e viteve, dhe ato janë ngritur kryesisht nga presioni i Shteteve të Bashkuara, i cili shtet nuk po bindet se Irani nuk është duke bërë përpjekje për të ndërtuar një bomb bërthamore.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë Vlladimir Putin ka ftuar fuqitë botërore për më shumë transparencë në raport me programin iranian nuklear.
XS
SM
MD
LG