Ndërlidhjet

OSBE dënon sulmin ndaj familjes Ivanoviq në veri


Olliver Ivanovic (Ilustrim)
Olliver Ivanovic (Ilustrim)
Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka dënuar sulmin në familjen e Olliver Ivanoviqit, që ngjau ditë më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ambasadori i OSBE-së Jean-Claude Schlumberger ka uruar që familja Ivanoviq ta tejkalojë këtë ngjarje sa më shpejt.

“Është e drejtë e secilit individ të vendosë të jetë ose jo politikisht aktiv, si dhe të shpreh lirshëm qëndrimet politike. Askush nuk ka të drejtë të ndikojë ose ndërhyjë në këtë vendim”, shkruan reagimi i OSBE-së.

Një person I panjohur ka hyrë dje në banesën e familjes, dhe ka sulmuar gruan e Ivanoviq në prani të fëmijës. POlicia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë incident.
XS
SM
MD
LG