Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Meksikë


Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, (Ilustrim)
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, (Ilustrim)
Policia është përleshur me protestuesit në kryeqytetin meksikan dhe ka arrestuar 33 veta.

Policia ka përdorur gaz lotësjellës që të shpërndajë demonstratën në një nga sheshet e qytetit, derisa protestuesit kërkonin reformë të re të arsimit me qëllim që të vendosen standarde më të fuqishme të mësimit dhe heqjen e disa privilegjeve të mësuesve si p.sh. të drejtën që vendin e punës t’ia dorëzojnë fëmijve të tyre kur pensionohen.

Protestat e këtilla janë sfida e parë e madhe për autoritetin e presidentit Pena Nieto, të cilat po e kanë mbështetjen e militantëve majtistë.

Piena Nieto e ka marrë detyrën në dhjetor, duke premtuar se do të ringjallë ekonominë meksikane me një seri reformash.
XS
SM
MD
LG