Ndërlidhjet

logo-print

Arrihet progres në bisedimet për Sirinë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov (Ilustrim)

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov (Ilustrim)

Bisedimet në mes të SHBA-ve dhe Rusisë për eliminimin e armëve kimike të Sirisë kanë hyrë në ditën e tretë, të shtunën.

Bisedimet që po mbahen në Gjenevë udhëhiqen nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry ndërsa palën ruse e përfaqëson ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Raportohet se gjatë bisedimeve deri më tash është arritur progres.

Një zyrtar amerikan ka thënë se të dyja palët po i afrohen marrëveshjes sa i përket sasisë së stoqeve të armëve kimike ndërsa i ka përshkruar bisedimet se janë në një “pikë shumë të rëndësishme”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka thënë se raporti i OKB-së që pritet të publikohet javën që vjen do e verifikojë “jashtëzakonisht” shumë se armët kimike janë përdorur në Siri, muajin e kaluar.

Ban, megjithatë nuk ka bërë ndonjë koment sa i përket asaj se kush i përdori armët kimike më 21 gusht në zonën që mbahen nën kontroll nga rebelët, në periferi të Damaskut.

Ëashington dhe disa nga aleatët e saj e akuzojnë qeverinë siriane për vrasjen e qindra personave me gaz helmues.

Lideri sirian, Bashar al Assad i fajëson rebelët për sulmin, njejtë siç bën edhe Rusia.
XS
SM
MD
LG