Ndërlidhjet

Muratovska vë kushte për zhbllokimin e kufirit


Kufiri i bllokuar në Bllacë, (Ilustrim)
Kufiri i bllokuar në Bllacë, (Ilustrim)
Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë nuk ka larguar kamionët të cilët bllokojnë aksetet rugore për automjetet në pikën kufitare në Bllacë me arsyetimin se përderisa qeveria maqedonase ka marë vendim dhe të njëtin e ka firmosur, të njëtën gjë nuk e ka bërë dhe pala kosovare . Përfaqësuesja e MakTrans, Billjana Muratovska thotë se nuk u beson deklarimeve me gojë.

Për zhbllokimin e rrugës, ajo dëshiron të shohë dokument të nënshkruar.

“Nëse gjatë ditës, kyeministri i kosovës gjen kohë për të nëshkruar një vendim që të heqë embargon për mallrat nga Maqedonia në atë moment ne do të largojmë kamionët dhe do të fillojmë të funksionojë normalisht” ka theksuar Muratovska.

Ndërkohë, duke komentuar faktin se Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë nuk është kompetent për të bërë kushtëzime të këtilla, Muratovska thotë se përderisa pësojnë humbje të mëdha transportuesit, kërkesa e saj është mëse legjitime.
XS
SM
MD
LG