Ndërlidhjet

Snowden në mesin e të nominuarve për çmimin Sakharov


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Aktivistja e re pakistaneze, Malala Yousafzai, oligarki i burgosur rus, Mikhail Khodorkovski, ish kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden dhe politikanët e burgosur bjellorusë, Ales Kialiatski, Eduard Lobau dhe Mykola Statkevich janë në mesin e të nominuarve për çmimin Sakharov të këtij viti.

Çmimi, që e ka vlerën 50 mijë euro, jepet çdo vit nga parlamenti evropian për të nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes.

Sipas korrespondentit të Radios Evropa e Lirë në Bruksel ka njoftuar se favorit për sivjet është pakistanezja, Malala Yousafzai, e cila vitin e kaluar është goditur me plumb në qafë nga talibanët, por që kishte arritur t’i mbijetonte sulmin.

Bialatsky, Lobau dhe Statkevich janë të nominuar në emër të të gjithë të burgosurve politikë.

Grupi i deputetëve të gjelbër dhe ai majtist e kanë nominuar Snowdenin, i cili në muajin maj ju ka dhënë mediave të dhëna sekrete të programit të spiunimit që udhëhiqet nga qeveria e SHBA-ve.

Fituesi i çmimit do të bëhet i ditur më 10 tetor.
XS
SM
MD
LG