Ndërlidhjet

Përfundojnë operacionet e shpëtimit në spitalin rus


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Operacionet e shpëtimit kanë përfunduar në spitalin psikiatrik në rajonin veri-perëndimor rus të Novgorodit kur 37 persona e humbën jetën për shkak të zjarrit që e përfshiu ndërtesën e spitalit.

Oleg Voronov, zëdhënës i ministrisë për situatat emergjente, ju ka thënë gazetarëve të shtuënë se shpëtimtarët kanë nxjerrë 35 trupa nga ndërtesa e shkatërruar në fshatin Luka, pasi zjarri e kishte përfshirë objektin të premtën.

Ai ka thënë se mbetjet trupore do të testohen nga ekspertet e forenzikës.

Rreth 60 persona raportohet se kanë qenë në ndertesë, duke përfshirë edhe disa pacientë të paaftë për të vepruar.

20 pacientë është arritur të shpëtohen.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.
XS
SM
MD
LG