Ndërlidhjet

Sërish tensione në gadishullin egjiptian, Sinai


Kufiri Egjipt - Izrael, në Sinai

Kufiri Egjipt - Izrael, në Sinai

Trupat egjiptiane dhe helikopterët e pajisur me armatim kanë sulmuar militantët islamik në gadishullin Sinai të premtën, me qëllim që të hiqet kërcënimi ndaj sigurisë që tani ka filluar të shpërndahet edhe në pjesë të tjera të Egjiptit.

Tre ushtarë janë lënduar në përleshjet e armatosura në tre fshatra, kanë njoftuar zyrtarët e sigurisë.

Sulmet e militantëve islamik janë shtuar në rajonin e shkretëtirës, shumë afër vendit ku bashkohen Izraeli dhe Rripi i Gazës, por edhe në pjesë të tjera të Egjiptit që prej së ushtria e hoqi nga pushteti liderin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Në një mesazh tonik të lideri të Al Kaedës, Ayman al-Zaëahri e ka përshkruar shtypjen e protestave të Vëllazërisë Myslimane nga qeveria e krijuar nga ushtria si një “krim brutal” dhe ka kërkuar nga egjiptianët që të rezistojnë atë që ai e quajti fushatë kundër Islamit.
XS
SM
MD
LG