Ndërlidhjet

logo-print

Cavusoglu, politikani i parë homoseksual turk


Can Cavusoglu ka thënë se do të garojë në zgjedhjet lokale të marsit

Can Cavusoglu ka thënë se do të garojë në zgjedhjet lokale të marsit

Një homoseksual turk do të kandidojë për zgjedhjet lokale që janë të parapara të mbahen në muajin mars dhe nëse arrin të fitojë, do të bëhet personi i parë që i përket komunitetit LGBT që do të mbante një funksion shtetëror në Turqi, njoftojnë mediat lokale turke.

Can Cavusoglu, i lindur në Stamboll, dhe që ka studiuar në SHBA, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur për zgjedhjen e kryebashkiakut të Bulancak, qytet në detin e Zi.

Kandidati në fushatën e tij thotë se është “aktivist i homoseksualve”, luftetarë i të drejtave të grave, fotograf dhe shkrimtar” dhe se ai shpreson që nëse arrin të fitojë zgjedhjet, do të tërheq më shumë investime amerikane.

Homoseksualiteti në Turqi nuk është i ndaluar me ligj, por shumica e banorëve të këtij shteti ende i sheh me dyshim të madh pjesëtarët e këtij komuniteti pakicë.

Agjencia e lajmeve France Press raporton se gjatë dhjetë vjetëve të fundit është forcuar lufta për të drejtat e komunitetit LGBT në Turqi.
XS
SM
MD
LG