Ndërlidhjet

logo-print

Franca e përshëndet marrëveshjen Kerry - Lavrov


Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius

Franca e ka mirëpritur marrëveshjen e arritur të shtunën në mes të Rusisë dhe SHVA-ve për shkatërrimin e armatimit kimik sirian si një “hap të rëndësishëm para”, ndërsa është thënë se bisedimet në Paris që do të nisin të hënën do të fokusohen në implementimin e kësaj marrëveshjeje.

“Draft marrëveshja e arritur në Gjenevë rreth eliminimit të armatimit kimik sirian është një hap i rëndësishëm para”, ka thënë se ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, përmes një komunikate të lëshuar pak pas njoftimit nga Gjeneva se është arritur marrëveshja.

Fabius, i cili ka folur me homologun amerikan menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, ka shtuar se Franca do ta qartësojë pozicionin e saj pas publikimit të raportit të inspektorëve të OKB-së të cilët e kanë hetuar sulmin e 21 gushtit me gaz helmues në Siri.
XS
SM
MD
LG