Ndërlidhjet

logo-print

Vriten disa civilë në Afganistan


Pamje e përgjithshme e një rruge në Kandahar, në vitin 2001

Pamje e përgjithshme e një rruge në Kandahar, në vitin 2001

Së paku tre civilë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një veture bombë në afërsi të qytetit jugor, Kandahar të shtunën.

Abdul Hameed, komandanti i ushtrisë afgane në këtë rajon i ka thënë shërbimit afgan të Radios Evropa e Lirë se sulmuesi ka pasur si cak një konvojë të trupave të NATO-s, por ai gabimisht e ka detonuar eksplozivin më herët se sa që e ka pasur qëllim.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kryengritësit gjithashtu e kanë marrë përsipër sulmin e së premtës ndaj konsullatës amerikane në krahinën perëndimore në Herat.

Zyrtarët afganë kanë thënë se dy pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane dhe përkthyesi që janë vrarë.

Nëntë sulmues gjithashtu janë vrarë.

Kandahar, është qyteti që dikur mbahej nën kontrollin e talibanëve.

Rajoni gjithashtu është zona ku është lindur presidenti aktual, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG