Ndërlidhjet

Përkrahësit e Mubarakut dhe Morsit përleshen në Kajro


Ish lideri egjiptian, Hosni Mubarak

Ish lideri egjiptian, Hosni Mubarak

Në Kajro të Egjiptit kanë shpërthyer përleshjet derisa ish presidenti i këtij vendi, Hosni Mubarak është rikthyer në gjykatë për rigjykim rreth dyshimeve të përfshirjes së tij në vrasjen e protestuesve në fillim të vitit 2011.

Rasti ishte shtyer për 19 tetor, shtyrja e fundit kjo në procesin që ka nisur në muajin maj.

Përkrahësit e Mubarakut dhe përkrahësit e liderit islamik, Muhammad Morsi që u hoq nga pushteti më 3 korrik nga ushtria janë përfshirë në përballje të dhunshme jashtë gjykates ku gjendje Mubarak në Kajro.

Ish lideri autoritar, tani 85 vjeç po rigjykohet me akuzat se ka dështuar që të evitojë vrasjen e më shumë se 800 protestuesve gjatë kryengritjes që e detyrojë atë të heq dorë nga pushteti në shkurt të vitit 2011.

Kjo është paraqitja e dytë e Mubarakut në gjykatë që prej lirimit të tij me kusht nga burgu në muajin gusht, kur ai u transferua në një spital ushtarak ku po mbahet derisa në rinisjen e një procesi tjetër gjyqësor kundër tij, me akuza për korrupcion.
XS
SM
MD
LG