Ndërlidhjet

Pentagoni: Marrëveshja u arrit fal kërcënimit me sulm ushtarak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Pentagoni ka thënë të shtunën se forcat amerikane do të mbesin të pozicionuara për një sulm të mundshëm ushtarak në Siri, së paku tani për tani, edhe pas arritjes së marrëveshjes SHBA – Rusi për shkatërrimin e armatimit kimik të Sirisë.

“Ne nuk kemi bërë asnjë ndryshim rreth forcave tona në këtë moment”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, George Little përmes një komunikate.

"Kërcënimi i besueshëm i forcës ushtarake është çelësi i shtytjes drejt progresit diplomatik ndërsa është e rëndësishme që regjimi i Assadit t’i përmbahet obligimeve në bazë të marrëveshjes së arritur”, thuhet më tej në këtë komunikatë.
XS
SM
MD
LG