Ndërlidhjet

SHBA: Rrokullisja e autobusit lëndon 30 persona


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një autobus është rrokullisur në një fushë misëri në shtetin amerikan të Ohajos, mëngjesin e së shtunës sipas orës amerikane, duke lënduar 30 persona, disa prej të cilëve seriozisht, raporton Reuters.

Autobusi u rrokullis rreth 40 kilometra larg Cincinnatit, ka thënë Jeff Galloway, drejtori i Agjencisë së menaxhimit të Emergjencave në Ohajo.

Në autobusin e aksidentuar kanë qenë 51 pasagjerë, plus shoferi, ndërsa ai ka qenë duke udhëtuar nga Cincinnati për në Detroit të Michiganit.

Prej të lënduarve, 28 janë dërguar në ambulancë, ndërsa gjashtë janë dërguar me helicopter për në spital, ka thënë Galloway.

Ai ka thënë se nuk besohet se autobusi ka qenë në shpejtësi të madhe, por hetimet e nisura do verifikojnë çdo gjë.
XS
SM
MD
LG