Ndërlidhjet

logo-print

"E rëndësishme" pjesëmarrja masive e serbëve në zgjedhje


Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se është me rëndësi pjesëmarrja masive e serbëve në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Vojvodinës, Jahjaga ka thënë se qytetarët, në këtë mënyrë, do të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie demokratike në Kosovë.

Presidentja po ashtu ka thënë se Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara është e tejkaluar qysh në vitin 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë.

"Republika e Kosovës është një realitet që njihet nga më shumë se 100 vende të botës. Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me Serbinë dhe jam e sigurt se marrëveshjet do të çojnë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve “, ka thënë Jahjaga.

Po sipas saj, Kosova do të jetë një anëtare e BE-së, NATO dhe OKB-së, si dhe do të marrë pjesë në një numër të shoqatave sportive botërore, pas të cilave do të "konkurrojë me Serbinë në disiplina të ndryshme".

“Hegjemonia nuk do të kthehet kurrë më në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë Jahjaga.
XS
SM
MD
LG