Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Së paku 26 të vrarë nga sulmi në funeral


Irak

Irak

Autoritetet e Irakut thonë se së paku 26 persona kanë humbur jetën nga një sulm vetëvrasës në veri të vendit.

Sulmi ka ndodhur të shtunën në një funeral pranë qytetit Mosul dhe ka pasur në shënjestër komunitetin Shabak.

Shabakët flasin një gjuhë të dallueshme dhe ndjekin një fe që është përzierje e Islamit shiit dhe besimeve lokale.

Shumica e tyre jetojnë në fshatrat në lindje të Mosulit.
XS
SM
MD
LG