Ndërlidhjet

Humbin jetën 27 minatorë afganë


Kabul - foto arkivi
Kabul - foto arkivi
Së paku 27 minatorë afganë kanë humbur jetën nga shembja e një miniere të qymyrit në provincën Samangan.

Zëdhënësi i provincës, Mohammad Sediq Azizi, ka thënë se 20 minatorë të tjerë janë plagosur.

Miniera ndodhet rreth 215 kilometra në veri të Kabulit.

Standardet e sigurisë në industrinë e minierave të Afganistanit janë shumë të dobëta.

Dhjetorin e kaluar, 11 minatorë janë vrarë nga një shembje e ngjashme në provincën Baghlan.
XS
SM
MD
LG