Ndërlidhjet

India teston raketë bërthamore


Ilustrim
Ilustrim
India ka testuar me sukses një raketë bërthamore, e cila mund të arrijë Pekinin dhe shumë vende të Evropës.

Prova e çon këtë vend një hap më pranë prodhimit të raketës balistike ndërkontinentale.

Autoritetet indiane kanë thënë se raketa Agni-V ka goditur objektivën, ashtu siç ka qenë e planifikuar.

India bën përpjekje të krijojë një mburojë të suksesshme bërthamore përballë rritjes ushtarake të Kinës.

Nju Delhi po ashtu shqetësohet për arsenalin bërthamor të Pakistanit.

Kjo është hera e dytë që India ka testuar raketë Agni-V.

Versioni i mëhershëm i saj ka mundur të arrijë Pakistanin dhe pjesën perëndimore të Kinës.
XS
SM
MD
LG