Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarakë të lartë pakistanezë


Pakistan
Pakistan
Një bombë në anë të rrugës ka vrarë dy zyrtarë të lartë të ushtrisë pakistaneze.

Gjenerali Sanaullah dhe koloneli Touseff kanë qenë duke udhëtuar drejt provincës Khyber kur pajisja e improvizuar ka shpërthyer, duke vrarë ata dhe një ushtar pakistanez.

Sulmi ndodh në kohën kur Qeveria e Pakistanit po bën përpjekje të nisë bisedimet e paqes me talibanët pakistanezë.

Këta të fundit kanë kërkuar sot nga Qeveria në Islamabad që të lirojë militantët e burgosur dhe të nisë tërheqjen e trupave nga zonat fisnore të Pakistanit, si parakusht për pjesëmarrjen e tyre në bisedime.
XS
SM
MD
LG