Ndërlidhjet

Gazprom-i, partner zyrtar i FIFA-s


Ilustrim

Ilustrim

Gjiganti rus i gazit “Gazprom” ka nënshkruar marrëveshjen për t’u bërë partner zyrtar i Federatës Botërore të Futbollit nga viti 2015 deri më 2018 – vitin kur Rusia është planifikuar të jetë nikoqire e Kupës së Botës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes në Soçi, ku më 2014 do të mbahen Lojërat Olimpike Dimërore.

Gazprom-i është po ashtu sponsor i madh i këtyre lojërave.

Shpenzimet totale të tij në Lojërat në Soçi janë rreth 3 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG