Ndërlidhjet

Japonia mbyll reaktorin e fundit bërthamor


Ilustrim
Ilustrim
Japonia do të mbyllë reaktorin e fundit bërthamor, duke mos pasur asnjë afat kohor për kohën se kur do të kthehet në funksion.

Reaktori 4 në Ohi do të ndalojë prodhimin e energjisë elektrike në orët e hershme të së hënës.

Analistët parashohin që Japonia të qëndrojë pa energji bërthamore së paku deri në dhjetor.

Ndërgjegjësimi kundër energjisë bërthamore është rritur në shkallë kombëtare pas krizës bërthamore të Fukushimës në vitin 2011.

Para aksidentit, i cili është shkaktuar nga një tërmet dhe cunami masiv, reaktorët bërthamorë të Japonisë kanë prodhuar rreth 30 për qind të energjsië elektrike.
XS
SM
MD
LG