Ndërlidhjet

logo-print

Hague do të takojë homologun iranian


William Hague

William Hague

Zyra e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se zyrtarë të lartë britanikë dhe iranianë do të takohen këtë muaj, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Bisedimet midis sekretarit të jashtëm britanik, William Hague, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, janë kërkuar nga Qeveria britanike, pas zgjedhjes së presidentit të ri të Iranit, Hassan Rohani, në muajin qershor.

Data e saktë e takimit nuk është bërë publike ende, por Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet nga 17 shtatori deri më 4 tetor.

Britania dhe Irani kanë dhënë indikacione se duan të rivendosin marrëdhëniet diplomatike, të cilat janë pezulluar nga Londra më 2011, si pasojë e një sulmi kundër ambasadës britanike në Teheran.

Britania ka thënë se sulmi është sponsorizuar nga shteti.
XS
SM
MD
LG