Ndërlidhjet

Autoritetet në Irak thonë se së paku 39 persona kanë humbur jetën dhe 120 të tjerë janë plagosur nga sulmet anembanë vendit.

Shumica e tyre janë shkaktuar nga makinat bomba.

Sulmi më vdekjeprurës ka ndodhur në qytetin Hillah, ku janë regjistruar 15 të vrarë.

Sulme vdekjeprurëse ka pasur të dielën edhe në qytetet Bagdad, Karbala, Kut, Basra dhe Nasirijah.
XS
SM
MD
LG