Ndërlidhjet

Damasku e quan “fitore” marrëveshjen SHBA-Rusi


Ilustrim
Ilustrim
Marrëveshja SHBA-Rusi për armët kimike të Sirisë është një “fitore” që shmang luftën, ka thënë një ministër sirian.

“E mirëpresim marrëveshjen. Në njërën anë, i ndihmon Sirisë që të dalë nga kriza dhe, në anën tjetër, shmang luftën kundër Sirisë, duke i ndaluar ata që dëshironin ta nisnin atë”, ka thënë ministri i Pajtimit, Ali Haidar.

Komentet e tij për agjencinë ruse Ria Novosti janë reagimi i parë i Qeverisë në Damask, pas marrëveshjes SHBA-Rusi për planin, i cili parasheh shkatërrimin apo largimin e armëve kimike të Sirisë deri në mes të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja është arritur të shtunën në mes të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ajo ka pezulluar kërcënimet e SHBA-së për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Megjithatë, presidenti Barack Obama ka paralajmëruar se nëse diplomacia dështon, “Shtetet e Bashkauara mbeten të përgatitura për të ndërhyrë”.
XS
SM
MD
LG