Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania ofron ndihmë për shkatërrimin e armëve në Siri


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Gjermania ka ofruar ndihmë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, pas marrëveshjes ruso-amerikane për eliminimin e tyre.

Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, ka thënë se Berlini është i gatshëm “për të dhënë kontribut teknik ose financiar në shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë”.

Ai nuk ka dhënë hollësi të tjera, por zyrtarët thonë se Gjermania ka ndihmuar në shkatërrimin e armëve të tilla në të kaluarën, në Libi dhe gjetkë.

Gjermania, ditëve të fundit, ka përjashtuar pjesëmarrjen në çdo aksion ushtarak kundër Sirisë dhe ka bërë thirrje për aksion nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG