Ndërlidhjet

Aleatët e Merkelit fitojnë Bavarinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Aleatët bavarezë të kancelares gjermane, Angela Merkel, kanë shënuar fitore në votimet e sotme shtetërore.

Unioni Kristian-Social (CSU), partia simotër e Kristian-Demokratëve të Merkelit, ka marrë shumicën e ulëseve në parlamentin rajonal të Bavarisë.

Sipas exit-polleve që ka publikuar televizioni shtetëror, partia në fjalë ka fituar 49 për qind të votave.

Zgjedhjet shtetërore janë zhvilluar një javë para votimeve kombëtare në Gjermani.

CSU ka qeverisur rajonin më të pasur gjerman për 56 vjet.

Me 3.8 për qind, Bavaria ka shkallën më të ulët të papunësisë në Gjermani, ku mesatarja kombëtare është 6.8 për qind.

Rajoni jugor është “shtëpi” e disa prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë, si Audi dhe BMW.
XS
SM
MD
LG