Ndërlidhjet

Nëntë të vdekur nga përmbytjet në Rumani


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në lindje të Rumanisë, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë.

Zëdhënësi i shërbimit lokal për situatat emergjente në rajonin Galati, Eugen Chirita, ka thënë se që nja e enjtja kanë vdekur 9 njerëz dhe janë evakuar gati 7,000.

Ai po ashtu ka thënë se mbi 1,700 shtëpi janë përmbytur.

Në mesin e të vdekurve është edhe një vajzë tetë vjeçe.

Shirat në pjesën lindore të Rumanisë kanë vazhduar edhe të dielën.
XS
SM
MD
LG