Ndërlidhjet

KQZ certifikon 15 subjekte, jo edhe listën serbe


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar edhe 15 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Drejtoresha e Zyrës për Regjistrim, Miradije Mavriqi, ka paraqitur rekomandimet, duke konfirmuar se të 15 subjektet përmbushin të gjitha kushtet ligjore për certifikim.

Në mesin e këtyre subjekteve nuk është edhe Iniciativa Qytetare Serbia, nga e cila KQZ ka kërkuar ta ndryshojë emrin.

Po ashtu, edhe subjekti politik i udhëhequr nga Oliver Ivanoviq me emrin Serbia, Demokracia, Drejtësia, duhet të ndryshojë emrin për t’u certifikuar.

Burime nga KQZ-ja kanë deklaruar se certifikimi i Listës serbe (Iniciativa Qytetare Serbia) që mbështetet nga Beogradi zyrtar, do të bëhet të hënën, kur ky subjekt politik do të përzgjedhë njërën nga dy alternativat që i janë dhënë për ndryshimin e emrit.

Subjektet e certifikuara të dielën nga KQZ-ja janë:

Centar Demokratske Unije (CDU)

Bošnjačka Stranka Demokratske Akcije Kosova (BSDAK)

Lëvizja për Bashkim (LB)

Partia e Fortë (PF)

Narodna Pravda (NP)

Građanska Inicijativa za Prizren (GIP)

Të pavarurit e Mitrovicës

Partia e Drejtësisë (PD)

Kosova Turk Birligi (KTB)

Kosova Turk Adalet Partisi (KTAP)

Ujedinjena Stranka Bošnjaka (USB)

Građanska Inicijativa Novesnage

Srpska Građanska Inicijativa (SGI)

Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga

Gradjanska Inicijativa Srpska Pasjane


Deri më tani janë certifikuar 85 subjekte politike, kurse kanë mbetur edhe 18 të tjera.
XS
SM
MD
LG