Ndërlidhjet

Sot takohen kryediplomatët e Francës, Britanisë dhe SHBA-ve


Presidenti francez, Francois Hollande dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Presidenti francez, Francois Hollande dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry

Presidenti francez, Francois Hollande dhe ministri i jashtëm i këtij shteti do të takohen të hënën me kryediplomatët e Britanisë dhe SHBA-ve për të diskutuar tekstin e një draft rezolute të OKB-së për Sirinë.

Para bisedimeve në Paris, Hollande ka thënë se rezoluta e cila do të definonte mënyrën se si Damasku do e siguronte dhe më pas shkatërronte stoqet e armatimit të saj kimik do të mund të votohej në fund të kësaj jave.

Ai gjithashtu ka thënë se opsioni i intervenimit ushtarak në Siri duhet të mbetët si mundësi në rast se Damasku nuk i përmbahet marrëveshjes së arritur të shtunën për këtë punë në mes të SHBA-ve dhe Rusisë.

Marrëveshja kërkon nga Damasku që të shkatërrojë armatimin kimik deri në mesin e vitit 2014.

Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, do t’i raportojë Këshillit të Sigurimit për përmbajtjen e raportit për përdorimin e armëve kimike gjatë konfliktit në Siri.
XS
SM
MD
LG