Ndërlidhjet

Raporti i KDI-së: Qeveria s'po respekton vendimet e Kuvendit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

“Mos gatishmëria e Qeverisë për respektim të vendimeve të Kuvendit, gjithnjë e më tepër po bëhet dukuri që po instalohet në jetën politike dhe institucionale të vendit”, thuhet në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës, “Mbi 10 vjet Parlamentarizëm”.

Raporti i cili do të publikohet sot në Prishtinë vlerëson se “sendërtimi i demokracisë dhe funksionaliteti i institucioneve më të rëndësishme shtetërore, si Parlamenti dhe Qeveria, si dhe raporti reciprok mes tyre, shpesh dëshmoi për tendencë dirigjimi dhe mungesë integriteti përkundër dispozitave kushtetuese që e garantojnë atë”

Në komunikatën e dërguar mediave nga KDI gjithashtu thuhet se raporti i tyre nxjerrë në sheshë faktin se pothuajse e gjithë energjia e parlamentit të Kosovës gjatë më shumë se 10 vjetëve të punës është përdorur për “ndërtimin dhe konsolidimin institucional” të Kosovës.

Në mesin e notave të dobëta që ky raport i jep Kuvendit është edhe “kontrolli sipërfaqësorë parlamentar, me një proces ligjbërës pa konsultime të nevojshme me publikun, me një transparencë gjysmake dhe me një rol jo edhe aq përfaqësues të interesave të qytetarëve, Kuvendi i Kosovës edhe më tutje po dëshmon se ka deficit të kulturës politike dhe parlamentare në kryerjen e obligimeve dhe mandatit kushtetues që ka”.

Në bazë të të gjeturave të këtij dokumenti, Forumi 2015 do të diskutojë sot në kryeqytetin e Kosovës “sfidat që i ka kaluar ky institucion gjatë dekadës së parë të funksionimit të tij si dhe nevojën për të reflektuar në dekadën e ardhshme”.
XS
SM
MD
LG