Ndërlidhjet

logo-print

Këshilltari qeveritar ka dhënë këshilla si të evitohen taksat


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një këshilltar taksash i qeverisë britanike është detyruar të jap dorëheqje pasi gjatë një konference është regjistruar duke treguar mënyra se si njerëzit mund të paguajnë më pak taksa dhe të “mbajnë paratë larg dorashkave të pista të kancelarit”, raporton Reuters.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i thersarit të Britanisë së Madhe.

Programi hulumtues i televizionit publik britanik, BBC Panorama e ka filmuar David Heaton, para se sa ai t’i bashkohej qeverisë si këshilltar, se si flet për mundësitë e evitimit të taksave, duke ju thënë delegatëve gjatë një konference si mund të shfrytëzojnë vakumet e ligjit për taksa.
XS
SM
MD
LG