Ndërlidhjet

Sot nis nxjerrja e anijes së fundosur, "Costa Concordia"


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Sot pritet të fillojë nxjerrja e anijes së fundosur, “Costa Concordia”.

Një stuhi e fuqishme që ndodhi dje e ka shtyer për sot këtë operacion.

Koordinatorët e shpëtimit të anijes parashohin se nxjerrja e anijes mund të zgjasë 12 orë.

Inxhinierët asnjëherë më parë nuk kanë provuar të lëvizin një anije të përmasave të “Costa Concordia” e cila gjendet shumë afër tokës.

Zyrtarët thonë se ata janë të gatshëm që të përballen me derdhje masive potenciale të mbetjeve toksike duke pasur në dispozicion ndër të tjera edhe anije të pastrimit afër.

Në janar të vitit 2012, 32 persona e humbën jetën kur anija e gjatë 290 metra goditi gurët në ishullin toskan të Giglio.

Kapiteni i anijes momentalisht po përballet me akuzën e vrasjes dhe braktisjes së anijes.

Pesë persona të tjerë tashmë janë dënuar me vrasje për shkak të tragjedisë.
XS
SM
MD
LG