Ndërlidhjet

Rusi: Nëndetësja bërthamore përfshihet nga zjarri


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një zjarr ka shpërthyer në një nëndetëse bërthamore në një zonë ku mbahen nëndetëset në qytetin e largët lindor rus, Vladivostok.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se nëndetësja “Tomsk” është përfshirë nga zjarret të hënën derisa riparohej në kantierin e detit, “Zvezda”, rreth 25 kilometra larg Vladivostokut.

Zyrtarët e marinës janë cituar duke thënë se nuk ka rrezik nga rrjedhjet rrezatuese.

Ata kanë thënë se përpos dy anijeve zjarrëfikëse, një anije tjetër që e monitoron rrezikun e rrezatimit është dërguar në vendin e ngjarjes si masë parandaluese.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Ria Novosti, e ka cituar një zyrtar të paidentifikuar në vendin e ngjarjes duke thënë se zjarri shpërtheu pasi një sharrë që punon me gaz është përdorur në punët riparuese, e cila e ka nxitur zjarrin në goma, kabllo dhe ngjyrën që gjendeshin afër.
XS
SM
MD
LG