Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Çeçeni


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulmues vetëvrasës, që ngiste një veturë të mbushur me eksploziv, ka vrarë tre policë në rajonin rus të Çeçenisë të hënën derisa ka provuar që ta përplasë veturën me objektin e stacionit policor, raporton AFP.

Shoferi ka bërë përpjekje që të përplaset me stacionin policor në qytetin Sernovodsk, rreth 50 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, por ishte ndaluar kur një roje ka vendosur në shpejtësi barriera, pas përplasjes me të cilat ka shpërthyer eksplozivi.

Tre policë kanë vdekur në vend, derisa katër të tjerë janë lënduar. Shpërthimi gjithashtu ka shkaktuar dëme në objektin policor duke e krijuar edhe një krater tre metra të gjerë dhe një metër të thellë.

Rusia është përballur me dy luftëra separatiste në Çeçeni gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa dhuna tashmë është përhapur në rajone të tjera.

Rajoni malor i Kaukazit verior, që përfshin edhe Çeçeninë, është përfshirë nga kryengritja islamike, me sulme ditore kundër zyrtarëve të sigurisë.
XS
SM
MD
LG