Ndërlidhjet

Selimi takohet me Reeker në Washington


Zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi pas drekës së punës me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.
Zëvendësministri i jashtëm, Petrit Selimi pas drekës së punës me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.
Zëvendësministri i jashtëm kosovar ka pasur një drekë pune me ndihmës sekretarin e shtetit, Philip Reeker, në Departamentin amerikan të shtetit, gjatë vizitës që Petrit Selimi po e bënë në SHBA.

Kjo dhe shumë takim të tjera sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës po bëhen me “qëllim të planifikimit të aktiviteteve për periudhën 2014-2015 në fushën e diplomacisë publike dhe digjitale si dhe të dialogut ndërfetar, fusha që në MPJ mbulohen nga zëvendësministri dhe të cilat janë përcjell me interesim edhe nga mediet botërore”.

Zëvendësministri i jashtëm kosovar ndër të tjera është “prit në takime të veçanta nga gjashtë kongresmenë demokratë dhe republikanë, përfshirë kongresmenin Eliot Engel që bashkudhëheq Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit dhe përfaqësuesit Frankel, Grayson, Deutch, Poe”.

Në komunikatën e MPJ-së thuhet se Selimi në kapacitetin e anëtarit të Komisionit kosovar për Liritë fetare, po ashtu pati bisedë të gjatë dhe të veçantë me Shaun Casey, këshilltar special i sekretarit Kerry për Liritë e Feve.

“Casey shprehu dëshirën për angazhim direkt në Republikën e Kosovës, në eksportimin e modelit të tolerancës ndërfetare që gjendet në Kosovë edhe në pjesë të tjera të botës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Petrit Selimi është takuar edhe me organizatat më të mëdha hebraike në Amerikë, çka gjithëmonë sipas MPJ-së ka nxitur mediat izraelite të raportojnë për çështjen e debatuar të njohjës së Kosovës nga Izraeli.

Zëvendësministri i jashtëm i Kosovës gjithashtu ka ligjeruar në dis aprej universiteteve amerikane, si në “Yale” për dialogun ndërfetar, në Xhorxh Uashington për misionet paqësore në Ballkan, në Universitetin NYU për krahasimet që po bëhen ndërmjet Kosovës dhe Sirisë etj.
XS
SM
MD
LG