Ndërlidhjet

Japonia e ndal reaktorin e fundit bërthamor


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Japonia është bërë shtet që nuk ka energji bërthamore pasi e ka mbyllur reaktorin e saj të fundit për inspektim.

“Kansai Electric Poëer Co” ka njoftuar se e ka hequr nga përdorimi reaktorin numër 4 në pjesën perëndimore, të hënën.

Nuk është treguar se a ka ndonjë orar për rivënien në punë të këtij reaktori.

Opinioni publik në këtë shtet është kthyer kundër energjisë bërthamore pas një tërmeti të fuqishëm dhe cunamit që shkaktoi probleme dhe rreziqe të mëdha në reaktorin bërthamor të Fukushimës në vitin 2011.

Pas aksidentit, reaktori bërthamor është mbyllur për mirëmbajtje apo frikës nga përkeqësimi i situatës së sigurisë në të.

Para krizës në Fukushima, reaktorët bërthamor ja kanë siguruar Japonisë një të tretën e energjisë elektrike.

Ekonomia e tretë në botë tani detyrohet që të importojë sasi tejët të mëdha të qymyrit, gazit natyral dhe vajrave të ndryshme për prodhimin e energjisë.
XS
SM
MD
LG