Ndërlidhjet

Fillojnë përgatitjet për zgjedhjet presidenciale afgane


Presidenti afgan, Hamid Karzai (Ilustrim)
Presidenti afgan, Hamid Karzai (Ilustrim)
Nominimet e kandidatëve janë hapur për zgjedhjen e pasardhësit të Hamid Karzait në pozitën e presidentit afgan.

Zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm.

Zëdhënësja e Komisionit të Pavarur Zgjedhor, Noor Mohammad ka thënë se 12 kandidatë, të pavarur dhe pjesëtarë të partive e koalicioneve politike e kanë dorëzuar dokumentacionin sot në mëngjes.

Ata kanë afat deri më 6 tetor për të dorëzuar të gjithë materialin e nevojshëm për zgjedhjet që do mbahen më 5 prill 2014.

Kandidatët duhet së paku të jenë 40 vjeçar dhe nuk duhet të kenë dosje penale.

Ata duhet të dorëzojnë kopjet e kartelave të 100 mijë votuesve dhe të paguajnë shumën prej 18 mijë dollarësh.

Lista me kandidatët e certifikuar do të shpallet më 16 nëntor.

Karzai është duke e përfunduar mandatin e tij të dytë, ndërsa kushteta e vendit ja mohon të drejtën për të kërkuar rizgjedhjen për të tretën herë.
XS
SM
MD
LG