Ndërlidhjet

Vritet Nigar, gruaja e guximshme e policisë afgane


Fotografi arkivi e Nigar, polices afgane në Helmand

Fotografi arkivi e Nigar, polices afgane në Helmand

"Ky është Afganistani. Këtu zhvillohen luftime që 30 vjet. Gjëra të rrzikshme ndodhin. Ose vdes ose jeton. Ne nuk kemi frikë nga vdekja”, kështu ka deklaruar në muajin korrik për Radion Evropa e Lirë, Niger , zyrtarja më e lartë policore në krahinën Helmand të Afganistanit e cila sot u njoftua se ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri 24 orë më parë.

“Mund të konfirmojë se Nigar ka vdekur në një njësi emergjente të spitalit, këtë mëngjës”, i ka thënë zëdhnësi i qeverisë krahinore, Omar Zawak, agjencisë së lajmeve, AFP.

Edhe parardhësja e Nigar, Islam Bibi është vrarë.

Ndërkaq djali i Nigar, kujton momentet e fundit të nënës së tij.

"Kur bëhësha gati të shkoja në punë me motoçikletën time, e pyeta nënë nëse dëshiron të vie me mua, por ajo refuzoi duke thënë se do të vij ta marrë një makinë. Unë isha rrugës për në punë kur e morra lajmin se nëna ime është vrarë. Kur u ktheva, e pashë që e kishin vrarë afër shtëpisë ku jetojmë”, thotë djali i saj, Jan.

Ndërkaq, një police e kësaj krahine ka thënë:

"Ne kemi marrë një kërcënim nga talibanët se ata do të na vrasin secilin prej nesh, brenda tre muajsh. Ata kanë thënë se do të vrasin secilen police në Helmand, brenda tre muajsh”, ka thënë policja afgane.
XS
SM
MD
LG