Ndërlidhjet

Ka filluar nxjerrja e "Costa Concordia" nga deti


Anija e bllokuar në shkëmbinj nënujor, "Costa Concordia"

Anija e bllokuar në shkëmbinj nënujor, "Costa Concordia"

Në Itali është duke e bërë përpjekje për nxjerrjen nga deti të një anije gjigante me emrin, Costa Concordia”.

Inxhinieri, Sergio Girotto, ju ka thënë reporterëve se anija e madhe është lëvizur pasi për largimin e saj nga vendi ku ka mbetur është duke u përdorur një metodë e re.

Ai ka thënë se anija është shkëputur nga shkëmbi nënujor ku kishte mbetur e ngujuar.

Kamera nënujore po përdoren por ende nuk janë parë trupa të pajetë të dy pasagjerëve që mbesin të zhdukur nga momenti i fundosjes së anijes.

Koordinatorët e shpëtimit të anijes parashohin se nxjerrja e anijes mund të zgjasë 12 orë.

Zyrtarët thonë se ata janë të gatshëm që të përballen me derdhje masive potenciale të mbetjeve toksike duke pasur në dispozicion ndër të tjera edhe anije të pastrimit afër.

Në janar të vitit 2012, 32 persona e humbën jetën kur anija e gjatë 290 metra goditi gurët në ishullin toskan të Giglio.

Kapiteni i anijes momentalisht po përballet me akuzën e vrasjes dhe braktisjes së anijes.

Pesë persona të tjerë tashmë janë dënuar me vrasje për shkak të tragjedisë.
XS
SM
MD
LG