Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 67% e maturantëve e kanë kaluar provimin e maturës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mbi 67 % e maturantëve kosovarë e kanë kaluar provimin e maturës në afatin e dytë, njofton ministria e arsimit të Kosovës.

Sipas një komunikate të MASHT-it, “provimit të maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 10.092 maturantë, prej të cilëve kanë kaluar 6.805, ose shprehur në përqindje kalueshmëria është 67.4 përqind” .

Komunikata shkon më tej duke thënë se “në të dy afatet e mbajtjes së provimit të maturës (qershor dhe gusht), gjatë këtij viti nga 33.623 nxënës që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 30.336, apo 90.2 përqind”.

Mbi 3200 maturantët që kanë rënë dy herë në provim, do të kenë mundësi të provojnë sërish vetëm vitin e ardhshëm.

“Afati i ankesave për pjesën e dytë të provimit të maturës në afatin e gushtin, do të jetë nga data 17-19 shtator. Ankesat duhet të bëhen në drejtoritë komunale të arsimit. Komunikimi i rezultatit të ankesave do të bëhet më 20 shtator dhe kështu përmbyllet procesi i Provimit të Maturës për vitin 2013”, thuhet në fund të komunikatës së MASHT-it.
XS
SM
MD
LG