Ndërlidhjet

Po hetohen 14 sulme të dyshuara me armë kimike


Udhëheqësi i komisionit të OKB-së, Paulo Pinheiro
Udhëheqësi i komisionit të OKB-së, Paulo Pinheiro
Komisioni Hetimor i OKB-së për Sirinë është duke hetuar 14 sulme të dyshuara me armë kimike apo agjentë kimik në Siri prej se ka filluar të monitorojë abuzimin me të drejta të njeriut në shtator të vitit 2011, udhëheqësi i komisionit, Paulo Pinheiro, ka thënë në një konferencë me gazetarë të hënën.

Pinheiro gjithashtu ka thënë se Siria e ka ftuar anëtaren e komisionit, Carla del Ponte për vizitë në Siri në kapacitet personal, por komisioni dëshiron të realizojë vizitë zyrtare duke e përfshirë edhe atë personalisht.

Besohet se Del Ponte është ftuar pasi në muajin maj ajo ka hedhur dyshimet se grupet opozitare kanë përdorur armë kimike.

Shtetet e perëndimit e kanë akuzuar regjimin e presidentit sirian, Bashar al Assad se më 21 gusht ka përdorur armë kimike, akuzë kjo që Assad e ka hedhur poshtë.
XS
SM
MD
LG