Ndërlidhjet

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se një bazë ushtarake në ishullin Novosibirsk në Oqeanin Arktik, do të rihapet së shpejti.

Putin, duke folur përmes një video-konference me ministrinë e mbrojtjes të hënën, ka thënë se baza dhe fushat ajrore të saj që janë braktisur në vitin 1993 do të rihapen “për të siguruar kontrollin mbi Arktikun rus”.

Komandanti i flotes veriore ruse, Adminirali Vladimir Ivanov, ka përsëritur deklaratën e Putinit të hënë duke shtuar aeroporti ushtarak në ishullin Novosibirsk do të vazhdojë me operime nga 1 tetori.

Ministria e mbrojtjes ka thënë se një task grup prej 10 anijeve luftarake dhe anijeve përkrahëse që udhëhiqen nga Pyotr Veliky, grupi më i fuqishëm i anijeve luftarake, pjesë e flotës veriore ruse kanë arritur në ishullin e lartpërmendur, të shtunën.
XS
SM
MD
LG