Ndërlidhjet

Lëndohen disa persona në një bazë të marines amerikane


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Marina e SHBA-ve ka thënë se disa persona janë lënduar në një sulm me armë në një nga bazat e marinës.

Policia dhe ekipet e emergjences janë mbledhur të hënën në ndërtesën e Shtabit Qëndror të Komandës së Sistemit të Detit.

Marina amerikane ka thënë se janë në kërkim të personit të armatosur pasi janë dëgjuar të shtëna në brendi të objektit.

Marina gjithashtu ka thënë se është dhënë urdhër për mbrojtjen e rreth 3 mijë punonjësve të kësaj baze.

Ky shtab është përgjegjës për ndërtimin dhe blerjen e anijeve luftarake të SHBA-ve dhe sistemit të luftës.
XS
SM
MD
LG