Ndërlidhjet

OKB: Në Siri është përdorur gazi sarin


Siri
Siri
Inspektorët e Kombeve të Bashkuara thonë se kanë “prova të qarta dhe bindëse”, të cilat tregojnë se në sulmin e 21 gushtit në Siri janë përdorur armë kimike.

Raporti i shumëpritur nga ekspertët e OKB-së thotë se provat e mbledhura mjedisore, kimike dhe mjekësore sugjerojnë se në zonën Gouta të Damaskut janë përdorur raketa tokë-tokë, që kanë përmbajtur gaz sarin dhe kanë vrarë qindra njerëz.

Raporti do të paraqitet më vonë në Këshillin e Sigurimit nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon.

Inspektorët nuk kanë pasur mandat të hetojnë se kush është përgjegjës për përdorimin e armëve kimike.
XS
SM
MD
LG