Ndërlidhjet

EULEX-i i dhuron 22 automjete policisë në veri


Logo e EULEX-it
Logo e EULEX-it
EULEX-i i ka dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme 22 automjete dhe pajisje për zyrë si donacion për ‘Drejtorinë e sapoformuar të Policisë Rajonale Veri’.

Ceremonia e dhënies së donacionit është mbajtur në stacionin e Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në të kanë qenë të pranishëm shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe ushtruesi i detyrës së komandantit rajonal, Nenad Gjuriq, njofton misioni evropian për sundimin e ligjit - EULEX.

“Jam i lumtur që po ia dorëzoj çelësat e këtyre automjeteve Policisë së Kosovës. Kjo është shenjë edhe për zvogëlimin e EULEX-it, por edhe për rritjen e Policisë së Kosovës”, ka thënë Borchardt.
XS
SM
MD
LG