Ndërlidhjet

Së paku 4 të vrarë nga të shtënat në Uashington


Baza e marinës amerikane në Uashington, e cila të hënën është sulmuar.
Baza e marinës amerikane në Uashington, e cila të hënën është sulmuar.
Policia e Shteteve të Bashkuara është vënë në kërkim të personave të armatosur, që kanë qëlluar për vdekje disa njerëz dhe kanë plagosur disa të tjerë, në një bazë të marinës amerikane në Uashington.

Zëdhënësi i bazës, Ed Buclatin, ka thënë se së paku katër njerëz janë vrarë.

Incidenti ka ndodhur në ndërtesën e Komandës së Sistemit të Detit.

Kjo e fundit është përgjegjëse për ndërtimin dhe blerjen e luftanijeve amerikane dhe sistemeve luftarake.
XS
SM
MD
LG