Ndërlidhjet

Gjermania s’ka kushte të reja për Serbinë


Ilustrim
Ilustrim
Gjermania nuk i vë kurrfarë kushtesh të reja Serbisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka thënë ambasadori gjerman në Beograd, Heinz Wilhelm.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që Marrëveshja e 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit të zbatohet në tërësi dhe zgjedhjet lokale në Kosovë të kalojnë në mënyrë të rregullt.

Nëse çdo gjë shkon siç duhet, Këshilli Evropian, në muajin dhjetor, do të caktojë datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë, ka deklaruar Wilhelm.

Gjermania ka qenë në mesin e vendeve më të zëshme të BE-së që ka kushtëzuar integrimin evropian të Serbisë me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
XS
SM
MD
LG