Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur të hënën para Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Evropian.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se prioritete të qeverisë së tij janë ndërmarrja e reformave dhe zbatimi i ligjit.
“Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Evropian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Evropë, ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur”.
“Besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, si rezultat jo vetëm i zëvendësimit të një kryeministri me tjetrin, por ishte një nevojë për të ndryshuar vendin”, ka thënë pos tjerash Rama.
Koalicioni socialist, i udhëhequr nga ai, ka fituar zgjedhjet e 23 qershorit.